E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zannier Rol qendror ne bisedime

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier eshte emeruar si personi qendror i OKB-se per bashkerendim me BE-ne ne dialogun e parapare ndermjet Prishtines e Beogradit. Zyrtare te misionit te OKB-se thane se sekretari i pergjithshem Ban Ki Moon ne nje shkembim letrash me perfaqesuesen e larte te BE-se Catherine Ashton ka shprehur gatishmerine e OKB-se per te mbeshtetur rolin e BE-se ne lehtesimin e dialogut. Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove Lamberto Zannier ne rolin e tij te personit kontaktues te organizates boterore do te ndihmohet edhe nga perfaqesuesi i OKB-se ne Beograd Andree Gilmour me qellim te sic thuhet ofrimit te nje mbeshtetjeje te drejt ne dialogun ndermjet Prishtines e Beogradit.

Vendimi per emerimin e zotit Zannier si personin qendror te bashkerendimit me BE-ne u mor nga sekretari i pergjithshem i OKB-se pas kontakteve me perfaqesuesen e larte te BE-se Catherine Ashton. Zyrtare te misionit te OKB-se ne Kosove i thane BBC-se se Ban Ki Moon ka shprehur gatishmerine e organizates boterore qe te kontribuoje ne vendosjen e nje dialogu mes paleve me qellim te promovimit te paqes sigurise dhe qendrueshmerise ne rajon ne nje bashkerendim me BE-n. Nje rezolute e OKB-se e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme ne shtator te ketij viti u ka bere thirrje te dyja paleve qe te angazhohen ne nje dialog per ceshtjet e interesit te perbashket me lehtesim te BE-se.

Zyrtaret ne Bruksel nuk kane saktesuar se kur mund te filloje dialogu por kane thene se jane ne kontakte te perhershme me te dyja qendrat per te saktesuar agjenden e bisedimeve. Autoritetet ne Prishtine kane kerkuar shume here mbylljen dhe largimin e misionit te OKB-se ne Kosove qe ka zvogeluar pranine e tij qe pas shpalljes se pavaresise ne shkurt te vitit 2008. Nderkohe Beogradi zyrtar dhe perfaqesuesit e serbeve te Kosoves kane kerkuar shtimin e rolit te UNMIK-ut dhe vazhdimin e Rezolutes 1244.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›