Kryqi i Kuq Shqiptar ne ndihme te banoreve te permbytur

Kryqi i Kuq Shqiptar ne permbushje te misionit te tij humanitar po e ndjek nga afer situaten katastrofike te krijuar prej reshjeve te diteve te fundit dhe eshte vene ne gjendje te larte gatishmerie duke mobilizuar te gjitha strukturat e veta profesionale dhe vullnetare. Megjithese perparesi ne keto momente ka evakuimi i banoreve te rrezikuar nga uji dhe strehimi i tyre ne vende te sigurta ai ka organizuar menjehere shperndarjet e para te ndihmave humanitare.
Kryqi i Kuq Shqiptar iu drejtua per ndihme partnereve te tij brenda Levizjes nderkombetare te shoqatave te Kryqit te Kuq dhe te Gjysmehenes se Kuqe. Nga Federata Nderkombetare e Kryqit te Kuq ka ardhur konfirmimi i pare per mbeshtetjen e njerezve te demtuar nga kjo katastrofe dhe po koordinohet per menyren e realizimit te operacionit.
Pas shperndarjes se pare per 110 familje ne fshatin Obot qe gjendeshin te izoluar qe prej 5 ditesh nga situata e renduar hidrike Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur sot ne drejtim te Shkodres dy kamione me 500 batanije dhe 400 kite higjienike per ti vene ne dispozicion te banoreve te evakuuar. Nga ana e vet dega e Kryqit te Kuq te Shkodres ka filluar sot te shperndaje ushqime te thata per nje kontingjent prej rreth 360 romesh te cilet jane strehuar ne Repartin ushtarak ne Rrenc. Kjo ndihme do te vazhdoje per 4 dite duke filluar qe sot.
Kryqi i Kuq Shqiptar eshte organizata me e madhe humanitare ne Shqiperi qe vepron si ndihmese e qeverise ne pergjigje te fatkeqesive dhe krizave natyrore sociale dhe shendetesore.