E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të votojnë emigrantët. Pranojmë çdo propozim të opozitës

berisha-qeveriTiranë- Nga mbledhja e përjavshme e kabinetit qeveritar, kryeministri Berisha ka akuzuar si fajtor për heqjen e mundësisë së votimit të emigrantëve, liderin e opozitës Edi Rama, pasi siç tha Berisha, “kjo shkak ka fobinë e kryetarit të opozitës ndaj votës së tyre”.

Ndër të tjera kryeministri ftoi opozitën t’i hapin rrugë votimit të emigrantëve online dhe të japë propozime për mënyrën e votimit, pasi “qeveria është e gatshme të mobilizojë cdo fond dhe përshtatje të çdo teknologjie të sigurisë më të lartë që ekziston që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton”.

“Qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme t’u mundëësojë atyre votën online ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita me qëllim që ky detyrim që e përmbushin të gjitha vendet e evropës të përmbushen dhe nga Shqipëria… Por kjo s’pranohet nga opozita si nuk u pranua votimi i 16 vjeçarëve të cilët kanë nisur të votojnë në kombe me moshë mesatare shumë më të lartë se e jona… llajksat mesa duket në Facebook-un tim janë bërë një lloj gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16 vjeçarëve”,- u shpreh shefi i qeverisë.

Një tjetër pikë që preku kryeministri ishte kërkesa që bëri për Ministrinë e Mbrojtjes që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës të mundësojnë ngritjen e një përmendoreje për të rënët amerikanë të Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›