Letta optimist për krizën pas takimit me Barroson. Bursat e mbështesin
Itali- Kryeministri i ri i Italisë Enrico Letta tha të enjten se ai ishte më shumë optimist për të ardhmen ekonomike të Europës pas takimit me udhëheqësit këtë javë.
“Unë kthehem në Romë më optimist sesa kur u largova,” tha Letta pas bisedimeve të tij të para me udhëheqësit kryesorë evropianë. Është një vetëdije që e kemi të përbashkët – qytetarët evropianë duhet të shohin Evropën si një mjet për zgjidhje pozitive jo negative”.
Z. Letta tha se ai kishte “disa ide” për të dhënë në Këshillin Europian në muajin qershor “për të dhënë shenja konkrete sidomos për të luftuar papunësinë e të rinjve”.
Të mërkurën Kryeministri i ri italian u takua me presidentin francez, Francois Hollande, në Pallatin Elize në Paris para se të fluturonte për në Bruksel të enjten për të takuar Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ‘i cili njoftohet se ai ishte i bindur se Italia do të reduktojë deficitin e saj shumë të madh. “Ne kemi nevojë për më shumë përpjekje urgjente për rritjen,” tha Barroso në një konferencë për media pas bisedimeve të tij të para me Letta.
Barroso theksoi gjithashtu nevojën për të vënë një plan në vend në qershor për të luftuar papunësinë e të rinjve.
Në një kohë kur qeveria e re italiane me në krye Enrico Letta ka një mision të vështirë për nxjerrjen e vendit nga kriza, tregjet financiare kanë reaguar pozitivisht ndaj asaj që në media përshkrhet si paradhënie besimi për Kryeministrin e ri të Italisë.
Interesat bankare jane drejt renies ndersa vlera e aksioneve po rritet. Megjithatë, ekspertet nuk janë në të njëjtin mendim sa i përket shansve të daljes së Italisë nga kriza.
Ne syte e mjaft ekonomisteve, vendi ka falimentuar megjithëse është mjaft i pasur dhe ekspertët ndajnë mendimin se në Itali nuk investohet.