Shtohen kallezimet per mjekim te pakujdesshem nga mjeket ne Tirane

Gabimet apo neglizhenca e mjekëve në kryerjen e detyrës, shpesh janë bërë kronika të ditës, pasi pasojat janë humbja e jetëve njerëzore.Kështu italiani Luca Olivotto, 9 vjeçari Denis Alimadhi apo të tjerë si këta, sot do të ishin në mesin tonë, nëse mjekët do tregoheshin kujdesin e duhur gjatë mjekimit apo ndërhyrjeve kirurgjikale, pa përmendur këtu rastet kur nga mjekimi i pakujdesëshëm, persona të ndryshëm kanë pësuar deformime trupore apo edhe të meta fizike.
Sipas një vëzhgimi të kryer nga “ABC NEËS”, rezulton se gabimet e bluzave të bardha, gjatë ushtrimit të detyrës, kohët e fundit janë shtuar në qarkun e Tiranës, pasi vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, në prokurorin e kryeqytetit janë depozituar 10 kallëzime penale ndaj bluzave të bardha për akuzën e “Mjekimit të pakujdesëshëm”. Afërsisht 2 raste në muaj, kur neglizhenca apo gabimet e mjekëve kanë sjell pasoja tek pacientët me sëmundje të ndryshëm.
Sipas të dhënave të organit të akuzës, 9 prej këtyre kallëzimeve tashmë janë regjistruar dhe po vazhdojne hetimet. Sipas prokurorisë, hetimi i këtyre rasteve është shumë specifik dhe i vështire, pasi edhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore, hasin në vështirësi në përcaktimin e shkakut të vdekjes apo deformimeve fizike të pacienteve të ndryshëm, ndërkohë, nëse konstatohet se një mjek ka kryer veprën penale e “Mjekimit të pakujdesëshëm” rrezikon të dënohet me gjobë apo deri në 5 vjet burg.