Zarate dëshiron të mbetet në Inter

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 16:27
Mauro Zarate ka theksuar se dëshiron të mbetet në Inter pas skadimit të periudhës së huazimit në fund të sezonit 2011-12.
Sulmuesi 24 vjeç iu bashkua Nerazzurrëve nga Lazio në huazim njëvjeçar në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës dhe është shprehur i kënaqur në mbiemrin e tij.
“A do të mbetem në Inter? Sigurisht se do të më pëlqente të qëndroj këtu. Kjo është ajo çfarë dua shpresoj të ndodh. Jam shumë i lumtur në Milano, më pëlqen këtu. Roma është qytet i bukur por është më tepër kaotik. Milano është i qetë, më pëlqen” tha Zarate për Inter Channel.