E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbardhen 10 raste vjedhjesh në Kavajë, arrestohet 27-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Kavajës ka zbardhur 10 raste vjedhjesh duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Bëhet me dije se gjatë muajit mars dhe prill, 27-vjeçari i arrestuar së bashku me bashkëpunëtorin e tij, kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan.

Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura.

Të dy këta shtetas rezultojnë me precedent penal në fushën e vjedhjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›