E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përshtati lokalin për përdorim droge/ E dënuar me 2 vite burg, arrestohet 33-vjeçarja

Policia ka vënë në pranga Marsida Qatjan, 33 vjeçe, e cila ishte e shpallur në kërkim. 33-vjeçarja rezultonte e dënuar me dy vite burg, pasi kishte përshtatur lokalin e saj për përdorim lënde narkotike.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se snë vitin 2019, në lokalin e 33-vjeçares ka ndërruar jetë një person, pas konsumit të lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›