Zbardhen emrat e dy pengmarresve
Zbardhen emrat e dy prej pengmarrësve të 30 vjeçarit Sajmir Shenjtari mbrëmë në Tiranë.
Sipas policisë ata janë Artur Xhekroza dhe Altin Losha, ndërsa bashkë me ta ka qenë dhe një person i tretë, që kanë marrë me forcë 30 vjeçarin për disa orë, me një makinë me targa italiane në drejtim të malit të Dajtit. Burimet shtojnë se materialet për këtë ngjarje kanë shkuar në prokurori ku është ngritur akuza e rrëmbimit të personit.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të kësaj pengmarrje dhe po punon për kapjen e tyre. 30-vjeçari Shenjatari, pronar i një pike bastesh sportive në Tiranë, afërsi të ish Profarmës, i cili nën kërcënimin e armëve u rrëmbye dje pasdite, u lirua nga pengmarrësit dhe u gjet nga policia në afërsi të xhamisë së tabakeve.
Dorëzimi i pengut u bë pas presionit nga kërkimet e policisë dhe nga negocimet me familjarët e autorëve të rrëmbimit.
Sipas policisë, Shenjtari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë konstatuar dëmtime të rënda në trupin e tij. Burimet thanë se ngjarja kishte si motiv një borxh të pashlyer nga bastet në vlerë 30 mijë euro.