E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier plagoset me arme zjarri nje 44 vjecar

Plagoset me armë zjarri 44-vjeçari Nuri Cela, në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta mes 44-vjeçarit Cela dhe 24-vjeçarit Sokol Mocka nga lagjja 1 Maji. Ka qenë 24-vjecçri Mocka, i cili ka qëlluar me çifte Nuri Celën.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Havales në afërsi të një lokali rreth pres 18:00 të ditës së shtunë. Ndërkohe burime nga policia bëjnë të ditur se Sokol Mocka e ka goditur 44 vjeçarin pas një debati mes tyre për motive të dobeta.

Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që 44 vjeçari i plagosur është gjetur në anë të rrugës nga disa kalimtarë që kanë njoftuar menjëherë policinë. 44 -vjeçari Cela është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe sipas burimeve të spitalit rajonal të Fierit, gjendja e tij për jetën mbetet kritike.

Policia ka arrestuar 24 vjeçarin Mocka dhe ka nisur dokumentimin e ngjarjes, dhe për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›