E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli Bashkimi ekonomik Shqiperi-Kosove na ben konkurrent me vendet e BE-se

Iniciativa për krijuar një treg ekonomik të përbashkët Kosovë-Shqipëri, duhet të realizuar për të hequr çdo barrierë që ekziston mes dy vendeve, që janë një komb, një gjak. Kështu e ka argumentuar ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli idenë e bashkimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës

I ftuar sot në studion e ABC Neës, Pacolli ka qartësuar idenë e për bashkimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të mirë të zhvillimit të vendeve përballë ritmit të BE-së.
Ndërkaq paraditen e sotme u zhvillua një forum i përbashkët zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës në bashkëounim me Universitetin Fama në Kosovë, ku Pacolli ka theksuar se një bashkim i tillë nuk duhet të trembë, përkundrazi synon forcimin ekonomik.

Pacolli tha se na nevojiten dy kryeqytete, dy administrata të forta përballë konkurrencës së madhe të BE, por duhet të jemi një të bashkuar, se do të jemi më të vlefshëm e më të fortë. Duhet të punojmë për mirëqenien e kombit tonë, askush nuk mund të na pengojë, askush nuk ka të drejtë të na pengojë, institucionet europiane na nxisin për këtë”- tha Pacolli, duke falenderuar drejtuesit e UET për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›