Zbardhen pagat e gjyqtarëve, ja përfitimi për çdo kategori
Paga e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë bëhet e barabartë me 60 për qind të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit bëhet sa 75 për qind e pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Qeveria ka zbardhur dje në Fletoren Zyrtare rritjen e paralajmëruar të pagave për gjyqtarët, e cila do të aplikohet që nga 1 janari i vitit 2014. Në ndryshimet në ligj qeveria përcakton gjithashtu edhe përfitimin për vjetërsi dhe vështirësi pune, si dhe shtesat mbi pagë për postet drejtuese të gjyqësorit. Në të gjitha rastet, si referencë janë përdorur pagat e kreut dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilat janë përkatësisht 160 mijë dhe 140 mijë lekë.
Shkalla e Parë
Ndryshimet e reja ligjore përcaktojnë se “Paga për funksion e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë është e barabartë me 60 për qind të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë”. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga për funksion e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda është e barabartë me 60 për qind të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Mbi pagën për funksion, për kushte të veçanta pune, shtohet 10 për qind. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Apeli
Paga për funksion e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 75 për qind të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga për funksion e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda është e barabartë me 75 për qind të pagës të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Mbi pagën për funksion, për kushte të veçanta pune, shtohet 10 për qind. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga për funksion e kryetarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 75 për qind të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Mbi pagën për funksion jepet një shtesë për drejtim në masën 10 për qind. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)