Bizhdili, 10 milionë lekë për trukimin e ndeshjeve
Ka filluar gradualisht të zbardhet dosja "Besa" sa i përket çështjes së trukimeve në futbollin shqiptar, ku personazhi kryesor, Nexhat Bizhdili, do të thirret në Prokurori brenda këtyre ditëve, për t'iu komunikuar edhe akuza zyrtare për trukim ndeshjesh. Organi i akuzës e ka më seriozisht se kurrë, teksa pritet një "tërmet" në këtë fund sezoni, ku vetë ekipi i Besës rrezikon seriozisht tashmë rënien nga Kategoria Superiore. Por këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një ekip, ndeshje apo president, por për një fenomen, që vitet e fundit është futur thellë si virus në radhët e klubeve shqiptare, duke qenë vendi i parë për nga trukimet, të paktën sipas raporteve që thonë europianët e më gjerë.
HETIMI
Prokuroria ka zbardhur dosjen e trukimit të ndeshjeve të futbollit nga presidenti i klubit futbollistik të Kavajës, Shpëtim, alias Nexhat Bizhdili. Mësohet se Bizhdili kërkonte të trukonte ndeshjet fillimisht për një kompani bastesh serbe dhe më pas për ndere dhe miqësi, kundrejt 15 mijë dollarëve amerikanë. Prokuroria ka zbardhur edhe bisedat që Bizhdili ka bërë me presidentin e klubit të Tomorit, zyrtarëve të ekipit të Tiranës, përfaqësuesit e klubit Apolonia, me trajnerin e para të rinjve të ekipit të Lushnjës, arbitra, futbollistë dhe portierë të ekipeve të ndryshme. Gjatë gjithë këtyre bisedave mes tyre, Bizhdili ofronte nga 10 milionë lekë për trukimin e ndeshjeve të futbollit. Në disa raste, sipas akuzës, Bizhdili kërkonte trukimin e ndeshjes për ndere, por edhe për përfitime financiare. Protagonistët e këtyre bisedave telefonike, të pyetur nga Prokuroria, kanë pranuar se presidenti i klubit të Besës u ka ofruar lekë për të trukuar ndeshjet e futbollit.
PERFUNDIMI
Nëse akuzat e Prokurorisë do të vërtetohen, Nexhat Bizhdili rrezikon burgun, por pasojat e dënimit të tij do të zgjeronin gamën e hetimeve, por njëkohësisht edhe kampionati shqiptar, sidomos Kategoria Superiore, do të pësonte ndryshime. Besa do të dënohej nëse vërtetohen akuzat, shto këtu edhe ndonjë ekip tjetër që Bizhdili ka toleruar ose ka blerë ndeshjen. Por jo vetëm kaq. Nëse Bizhdili do të rrëfehej, shumë aktorë mund të përfshihen në këto hetime, deri në homologë të tij apo pjesëtarë të FSHF-së. Është vetëm maja e ajsbergut, pasi në këtë çështje janë të përfshirë shumë, që nga presidentë klubesh, gjyqtarë, futbollistë, trajnerë dhe deri në nivele më të ulëta. Gjithsesi, është faza e parë e një hetimi, që tashmë ka marrë seriozitetin maksimal nga organi i akuzës, ndryshe nga dy dosjet e tjera, teksa janë pushuar si çështje për mungesë provash. Me siguri do të dalin në dritë edhe dosje të tjera, sepse tashmë në këtë çështje janë përfshirë shumë persona.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)