E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jala,Malltezi:Qeveria dhe policia në përputhje me ligjin

Koordinatori i projektit të Jalit, Jamarbër Malltezi,tha se qeveria dhe policia ndërtimore kanë qenë në përputhje me ligjin, ndërkohë që ka cilësuar si spekulime akuzat kudër tij, për udhëzime ndaj policisë ndërtimore për banesat. 

Koordinatori i projektit të Jalit në Bankën Botërore, Jamarbër Malltezi ka mohuar cdo përgjegjesi për prishjen e banesave të banorëve lokale.
Në një intervistë për VOA, Malltezi ka deklaruar se në projektin e Bankës Botërore nuk përfshihet asnjë plan për prishjen e banesave dhe ka theksuar se nuk i ka dhënë asnjë udhëzim policisë ndërtimore.

Sipas Malltezit qeveria dhe policia ndërtimore kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin, ndërkohë që ka cilësuar si spekulime cdo akuzë kudër tij për udhëzime ndaj policisë ndërtimore me qëllim prishjen e banesave.

Ndër të tjera, koordinatori i projektit të Jalës ka nënvizuar faktin se ka qënë qeveria ajo që ka hedhur poshtë planin dhe tashmë gjithçka mbetet ceshtje e brendshme e Bankës Botërore.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›