E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Tirana. Atmosfere festive ne kryeqytet

Rreshjet e debores kane mbuluar edhe Tiranen. Ne oret e para te mëngjesit te se premtes, e pergjate paradites, bora ka mbulur te gjitha akset e  kryeqytetit. Si  pasoje qarkullimi i  automjeteve ka qene i ngadalshem, duke krijuar edhe trafik here pas here.

Por edhe pse temperaturat kane qene te uleta, rreshjet e debores kane krijuar nje atmosfere festive dhe te zhurmshme ne kryeqytet. Ata qe i jane gezuar bores, e cila bie shume rralle, ne Tirane kane qene nxenesit e shkollave te mesme ne Tirane. Mesuesit i kane toleruar qe per disa minuta te lene oret  e mesimit dhe te shijojne floket e bores duke luajtur me njeri tjetrin.

E njëjta atmosfere festive e krijuar nga rreshjet e debores, ka qene dhe ne fakultete.

Nderkohe rreshjet e debores, pritet te vazhdojne edhe pergjate mesnates se te premtes, duke u shoqeruar edhe nga rreshje shiu. Situata sinoptike pritet te permiresohet dhe temperaturat te ngrihen mbi zero grade vetem pas dites se marte.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›