Berisha Rama biznes me voten. Martens PS te pranoje 28 qershorin

Nga samiti i Partive Popullore Europiane, kryemnistri deklaron se kryesocalisti po bën biznes me votën e shqiptarëve. Kreu I qeverisë pohon gjithashtu se do të nisë hetimin e zgjedhjeve sipas kërkesë së p-s, nëse ajo kjo e fundit paraqet fakte e jo dyshime.
“Zoti Rama pasi mbajti për një vit rresht partine e tij me kërkesën për numërim të votimeve u tërhoq se do dilte si në Shkodër. Zoti Rama mund të përpiqet të bëjë biznes me votën e shqiptarëve, por unë e garantoj se nuk do të arrijë kurrë. Në qoftë se zoti Rama pranon gjuhën e ligjit, pranon që këto hetime të bazohen mbi bazën e fakteve dhe provave që nesër që të gjitha pa asnjë hezitim. Në qoftë se zoti Rama më fton mua të shkelmoj një kompromis për të bërë një kompromis tjetër kjo është qesharake” tha Berisha.
Në samitin e PPE, presidenti I këtij grupimi, me i madhi ne Parlamentin Evropian, Ëilfried Martens deklaron do i jepet Shqipërisë perkrahje unanime per ta pranuar si vend kandidat te BE-se brena vitit 2011. Po ashtu ai i bën thirrje liderit të opozitës të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të qershorit.
“Kryeministri Berisha ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me zbatimin e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë. Unë e kujtoj shumë mirë ditën e fundit të fushatës zgjedhore kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Një gjë duhet të pranohet nga opozita që këto zgjedhje ishin të ndershme dhe ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre” tha Martens.
Martens e bëri këtë deklaratë pas samitit të Partive Popullore në Bruksel ku ishin të pranishëm, krahas kryeministrit Berisha, presidenti I Këshillit Europian Van Rompoy, Hose Manuel Barroso, Busek dhe personalitete të njohura të politikës europiane.