Shqiperia tani me sistem hartografik

Shqipëria do të ketë së shpejti një bazë unike hartografike, e cila do te perdoret ne fushat e bujqesise, kadastrës, planifikimit te territorit apo mjedisit. Ministri për Inovacionin Genc Pollo, tha gjatë një takimi me krerët e këshillave të qarqeve në vend, se së shpejti do të ngrihet autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapesinor, ASIG.
"Por besoj që një nga cështjet që ne kemi vënë në rrugën e duhur është modeli, hartat e sakta, lidhja e tyre me dokumentet e pronësisë, sidomos tokën bujqësore, që janë në kadastër, dhe janë administruar gjithmonë nga qarqet dhe në vijim të kësaj shërbim i mirë për cilindo që ka nevojë për një dokumentacion pronësor, hartografik dhe hapësinor të saktë", tha Genc Pollo, ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë se Informacionit.
Kreu i qarkut Kukes prezantoi krijimin e një sistemi elektronik të ngjashëm në qarkun e tij, i cili mundëson ruajtjen dhe administrimin e dokumentave të pronave. "U konkludua se qeverisja elektronike ishte mundësi, po njëkohësisht ishte dhe sfidë për vetë kapacitetet që kishim si qark. Nëpërmjet këtij programi ne arritëm të skanonim 250 mijë dokumenta pronësie, skica, libra gastër, formular 6 e dokumente të tjera. Për cdo komunë u krijua një kabinet, për cdo fshat u krijua një folder, dhe cdo dokument u indeksua, libri i gastrave dhe pronaret dhe formulari 6 u kaluan në dy formate, në formatin dixhital dhe në formatin e skanuar në JPG dhe TIFF", tha Shefqet Bruka, kreu i qarkut Kukes.
Në 2007 Parlamenti dhe Këshilli i Europës aprovuan direktiven për krijimin e një infrastrukture unike me të dhëna gjeohapësinore per gjithe Evropen, perfshi edhe Shqiperine.
Guina Hoxha