E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet aksidenti ne Kordhoce

Mjeti tip “Volcvagen” me te cilët liviznin futbollistet ishte me shpejtësi dhe ne drejtimin jo te duhur te rrugës. Kjo shkaktoi përplasjen me mjetin tip “Benz” qe vinte pwrballw. Paraprakisht janë kwto shkaqet e aksidenti tragjik në Kordhocë të Gjirokastrës, me pasojë vdekjen e dy vetëve dhe plagosjen e 5 të tjerëve. Kolonel Luan Shehu, Drejtor i Policisë Rrugore në Jug të vendit, tregon pse ndodhi ngjarja. 
Nisur nga rasti tragjik, Shehu u bën thirrje të drejtuesve të mjeteve, të vlerësojnë jetën e tyre.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës në rrugën nacionale në aksin rrugor Gjirokastër -Dervicjan në vendin e quajtur  kthesa e Kordhocës.  Automjeti tip “Volcvagen”, me targa AA 740 BP, që drejtohej nga shtetasi Glodian Vargunga Lezha me drejtim lëvizje Dervicjan - Gjirokastër u përplas me automjetin tip “Benz” taksi Gj 254 A, me drejtues  Ritvan Ponde Gjirokastra , i cili po lëvizte nga Gjirokastra për Kakavije. Si pasoje e perplasjes humben jetën pas rreth gjysme ore  në spital dy nga pasagjerët Rigers Pjetrushi  32 vjeç nga Lezha gjyqtari i katërt i ndeshjes Luftëtari -Kruja, pasagjer tek automjeti “Volcvagen” dhe Ilirjan Xhemali pasagjer tek automjeti tip “Benz”.
 Xhemal Lamko, Adriatik Liti, Glodian Vargu, Ridiger Çokaj dhe Edvin Hoxha u plagosen, por pa pasoja te renda për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›