Pasaporta kosovare. SHBA-të fillojnë dhënien e vizave
Autori i Lajmit: red.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë pasaportën e Republikës së Kosovës si dokument të vlefshëm. Kështu ka bërë të ditur ambasada amerikane në Prishtinë përmes një njoftimi. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për dhënien e pasaportës së parë të Kosovës me datën 29 korrik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zyrtarisht e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument të vlefshëm dhe që nga data 1 gusht ka aprovuar vendosjen e vizave në pasaportat e Kosovës për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut do të vlejnë gjithashtu gjer në skadimin e afatit të tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani, asnjëherë nuk kanë vendosur vizat në dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës, të lëshuar nga UNMIK-u, duke i vendosur vizat në një fletë të bardhë të formatit A4 në të cilën kanë dhënë edhe sqarimet për arsyen e mosvendosjes së vizës në një dokument udhëtimi. Ndërsa tani ambasada amerikane ka bërë të ditur se do të vendosë vizat në pasaportat e Republikës së Kosovës dhe jo më në letër si deri më tani. Vetëm Bosnje-Hercegovina dhe Sllovakia kanë deklaruar haptas se nuk do të njohin pasaporta të Republikës së Kosovës dhe shteti fqinjë Serbia, që pengon mërgimtarët kosovarë të kalojnë nëpër territorin e tyre nëse në pasaportat kanë vetëm vulën e shtetit të Kosovës. Ndërkohë që Kombet e Bashkuara, të cilat kanë lëshuar deri tani dokumentet e UNMIK-ut, kanë bërë të ditur zyrtarisht se tash e tutje ato do të lëshohen nga qeveria e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008