E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet misteri i origjinës së zbutjes së kuajve

Share

Kuajt janë zbutuar 6 mijë vjet më parë në zonën mes Ukrainës,  jugperëndimit të Rusisë dhe Kazakistanit perëndimor. Në këtë përfundim arrin një studim gjenetik.

Më pas kuajt e zbutur u përhapën në Europë dhe Azi, duke u mbarështuar me kuaj të egër gjatë rrugës.

Sipas BBC, studimi është realizuar nga Universiteti i Kembrixhit.

Por kjo çështje është kundërshtuar ashpër nga shkencëtarët. Provat arkeologjikë sugjerojnë se kuajt janë zbutur pikërisht në stepat euroaziatike, por provat nga ADN-të mitokondriale sugjerojnë se kuajt janë zbutuar në vende të ndryshme në Europë dhe në Azi, pa lidhje me njëra- tjetrën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›