Zbardhet ngjarja horror në Korçë, autori i krimit një 84 vjeçar

Autori Gaqe Dumka
Policia thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen horror në Korçë, ku një vajzë u gjet e masakruar. Mësohet se një i moshuar, që bashkëjetonte me vajzën prej pesë vitesh, është arrestuar. Viktima është 42 vjeçarja Liljana Arapi, kurse autori i krimit, 84 vjeçari Gaqo Dumka. Autori e prezantonte viktimën si mbesën e tij.
Autori ka pranuar krimin e ka thënë se e ka bërë atë nga xhelozia. Viktima e shpërfytyruar nga goditjet dhe copëtimi i trupit u gjet ditën e premte nga punonjësit e pastrimit pranë vendgrumbullimit të mbeturinave. Viktima ishte prerë në disa copa. Ajo ishte masakruar me thikë edhe në organet gjenitale. Policia thotë se nuk i ka gjetur akoma kokën.