E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në qeli ish- i përndjekuri politik: Shiste marihuanë, jetonte në varfëri të skajshme

Ka vdekur në qelitë e burgut 313 në Tiranë Haxhi Kurushi, ish- i përndjekuri politik që u bë i njohur për publikun pasi u arrestua për shpërndarje marihuane para disa ditësh. Kurushi, 57 vjeçar,i dënuar në komunizëm për agjitacion e propagandë, thotë se i hyri kësaj rruge pasi dëmshpërblimet qesharake për 17 vite burg nuk i dilnin për të mbajtur frymën.

Qeveria nuk më dha lekët që meritoja, pasi kisha vuajtur në komunizëm si i dënuar për agjitacion e propagandë. Kam vuajtur 17 vite burg dhe qeveria më dha vetëm 3 milionë lekë të vjetra, për të gjithë këtë periudhë. Me kaq pak para, nuk mund të jetoja. Kështu vendosa të merrem me shitjen e drogës për të siguruar jetesën, kishte deklaruar Kurushi para policisë.

Sipas policisë droga vinte tek Kurushi, si dorë e dytë ndërsa ai e blinte tek një mik i tij që besohet se arrinte ta siguronte nga plantacionet në jug të vendit. Agjentët kishin afërsisht 3 muaj që e vëzhgonin 57 vjeçarin nga Tirana. Burimet thonë se nga vëzhgimet e kryera është vënë re se i arrestuari, shpesh ju ofronte ndonjë cigare drogë falas edhe miqve dhe shokëve të tij, po ashtu ish- të dënuar politikë, që zakonisht mblidhen përballë lulishtes së parlamentit ku ndodhet selia e Shoqatës së ish- të Përndjekurve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›