Zbardhet pasuria e Topit, Topallit, Ramës, Metës dhe Mediut
Paratë dhe tokat që trashëgoi Presidenti i Republikës nga testamenti i babait të tij. Rama dhe Meta, kreditorë; Mediu, politikani i zhytur në borxhe, 272 mijë euro kredi për të paguar
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka zbardhur dje deklaratat e pasurisë së 500 zyrtarëve të lartë të shtetit. Midis tyre janë publikuar edhe deklaratat e figurave të rëndësishme të shtetit dhe të politikës, si presidenti Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeprokurorja Ina Rama, kreu i PS-së Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Ashtu edhe si në deklaratat e pasurisë së ministrave të qeverisë “Berisha”, edhe personalitetet e sipërpërmendura rezultojnë zyrtarisht me një pasuri “modeste”. Madje duke filluar që nga presidenti Topi, deri te Rama, Meta apo Mediu, ata rezultojnë edhe kreditorë në banka për shumat që kanë tërhequr.
Topi dhe testamenti
Presidenti Topi ka trashëguar një pasuri të madhe nga testamenti i babait të tij. Topi ka trashëguar një shumë prej 35 mijë eurosh dhe 2 milionë lekësh në këtë testament, si dhe rreth 6500 metra katrorë sipërfaqe toke. Por presidenti rezulton edhe kreditor, pasi ka për të paguar edhe 1 milion lekë për shlyerjen e një kredie që ka marrë për blerjen e një apartamenti. Presidenti, ashtu si dhe kryetarja e Kuvendit, kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për arsimimin e vajzave të tyre. Topi ka shpenzuar 4000 euro për universitetin privat ku studion vajza e tij, ndërkohë që Topalli ka harxhuar 1 milion lekë nga paga e saj për të mbuluar shpenzimet e arsimit të vajzës së saj në Universitetin e Strasburgut.
Kryetarët
Kryetarët e partive politike, si Edi Rama i PS-së, Ilir Meta i LSI-së dhe Fatmir Mediu i Partisë Republikane, kanë deklaruar se burimet e të ardhurave të tyre janë vetëm nga pagat respektive për funksionet publike që ata ushtrojnë. Interesant është fakti se si Rama, Meta, ashtu edhe Mediu rezultojnë kreditorë, por të befason fakti se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, rezulton me të vërtetë i “zhytur në borxhe”. Ai ka për të shlyer dy kredi shumë të rënda, të cilat janë përkatësisht në vlerat e 272 675 eurove dhe 4 134 823 lekëve. “Virusit” të kredisë nuk mund t’i shpëtonte edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka ende për të paguar rreth 18 mijë dollarë për të shlyer kredinë që ka marrë për blerjen e një apartamenti.
Bamir Topi, President i Republikës
1 750 000 lekë shpenzime për ndërtimin e banesës njëkatëshe me sipërfaqe 101.87 metra katrorë
1 000 000 lekë shpenzime për mobilim dhe pajisje për banesën e sipërcituar
2 500 000 lekë pakësim në llogarinë rrjedhëse në Credins Bank
749 245 lekë shtesë në llogarinë rrjedhëse në Raiffesen Bank
35 000 euro gjendje cash të siguruar nga testamenti i babait, Myrteza Topi
2 000 000 lekë gjendje cash të siguruar nga testamenti i babait, Myrteza Topi
Tokë are me sipërfaqe 1070 metra katrorë në Shkozë, Tiranë të trashëguar nga testamenti
Tokë are me sipërfaqe 5400 metër katrorë në Linës dhe në Shkozë, të trashëguar nga testamenti
2 483 020 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblime në funskionin e Presidentit të Republikës për vitin 2008
1 011 915 lekë të ardhra nga paga dhe shpërblime nga bashkëshortja në funksionin e Përgjegjëses së Sektorit të Politikave të Zhvillimit Rural në Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2008
45 000 lekë të ardhura në formë buruese si studente e dalluar, akorduar nga Bashkia e Tiranës për vajzën Etilda Topi, për vitin 2008
58 000 lekë shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e marrë për shtëpi banimi nga Enti Kombëtar i Banesave
1 020 000 lekë detyrimi për t’u paguar për kredinë e mësipërme
4 000 euro detyrimi për shpenzimet universitare të vajzës Nada Topi
4 000 euro shlyerje detyrimi për blerjen e një autoveture
213 998 lekë shtesë në llogarinë rrjedhëse për pagat në BKT për vitin 2008 për bashkëshorten Teuta Topi
Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit
1 000 000 lekë shpenzime për pagesën e shkollës së vajzës në Universitetin e Strasburgut (marrë e tërhequr nga rroga)
2 300 000 lekë shpenzime për blerjen e një apartamenti në Shëngjin në vlerë 3.2 milionë lekë (nga rrogat)
1 000 000 lekë gjendje cash tërhequr nga depozita bankare
3 300 000 shpenzime për blerjen e apartamentit, nga të cilat 2.3 milionë të siguruara nga paga e kryetares së Kuvendit dhe 1 milion nga të ardhurat e bashkëshortit
12 000 euro të ardhura të siguruara nga qiratë
1 000 000 lekë të ardhura të siguruara nga paga e bashkëshortit
2 201 149 lekë të ardhura nga paga vjetore si kryetare e Kuvendit
1 117 829 lekë të ardhura nga dietat
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, kryetar i Bashkisë Tiranë
40 938 lekë të depozituara në llogarinë në Bankën Credins, të siguruar nga kursimet nga paga
2937 euro të depozituara në llogarinë bankare në Bankën Credins, të siguruara nga çmimet dhe honoraret
1 850 807 lekë të ardhura nga paga vjetore, shpërblim fundviti dhe nga pagesat për mbledhjet e KRT-së
207 173 lekë shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për marrjen e një kredie
1 207 859 lekë gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer për kredinë e mësipërme
Ilir Meta, deputet, kryetar i LSI-së
43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank
4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank
2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë
659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë
378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë
22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës
40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi
Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit
Fatmir Mediu, deputet, kryetar i Partisë Republikane
10 000 euro tërhequr nga llogaria rrjedhëse në San Paolo Bank
461 950 lekë gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës në Credins Bank
204 340 lekë gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes në BKT
1 525 186 lekë të ardhura nga paga si ministër i Mbrojtjes dhe deputet
1 391 429 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes, punonjëse në Albtelekom
10 800 euro të ardhura nga qiraja e banesës në Bulevardin “Zhan Dark”
27 324 euro shuma e paguar për kredinë e marrë pranë BKT-së
272 675 euro gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer për kredinë e mësipërme
308 234 lekë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë pranë Raiffeisen Bank
4 134 823 gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer për kredinë e mësipërme
Ina Rama, kryeprokurore
2 100 000 lekë kursime nga pagat familjare
2 879 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë prej 25 mijë dollarësh, të marrë për blerjen e një apartamenti
18 853 dollarë gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer për kredinë e mësipërme
180 000 lekë shuma e shpenzuar për qiranë vjetore të një apartamenti në Tiranë
2 262 587 lekë të ardhura të siguruara nga paga, dietat dhe shpërblimet si Prokurore
105 750 lekë të ardhura nga pagesa nga shkolla e Magjistraturës, anëtarë e këshillit drejtues
1 264 784 lekë të ardhura nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna e bashkëshortit
Fëmijët e qeveritarëve, më të pasur se baballarët e tyre
ILDPK: Kush ka të dhëna se zyrtarët fshehin pasuritë, mund të denoncojë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikoi dje rreth 500 deklarata të interesave private të zyrtarëve të lartë, bazuar në kërkesat e medias e shoqërisë civile. Procesi i publikimit, përveçse përmbush një interes të ligjshëm të opinionit publik për informim, është edhe në interes të ILDKP-së për të aktivizuar të gjithë faktorët shoqërorë e politikë të denoncojnë rastet korruptive. Ndërmjet bërjes publike të informacionit mbi pasuritë e zyrtarëve, kushdo që ka të dhëna se pasuria e ndonjë zyrtari nuk është e vërtetë, mund t’i drejtohet Inspektoratit të Lartë, duke bërë denoncimin përkatës në të gjitha format e mundshme të komunikimit. Për këdo të interesuar, Inspektorati i Lartë ofron mundësinë e ruajtjes së anonimatit të plotë. Në shërbim të qytetarëve që kanë të dhëna për raste të fshehjes së pasurisë apo konflikt interesi, ILDKP-ja ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni pa pagesë: 0800 9999. ILDKP-ja i fton të gjithë qytetarët, median dhe organizmat joqeveritarë të bashkëpunojnë me institucionin, me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe zbulimin e veprimtarive të jashtëligjshme, me përfitim pasuror personal, në ushtrimin e funksioneve publike.
1 Gusht 2009