E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenifer Lopez, prezanton linjën e veshjeve intime për “Yamamay”-n



Xhenifer Lopez prezanton në Romë koleksionin e ri të veshjeve intime për stinën e vjeshtës “Jlo” për “Yamamay”, një linjë kompletesh sensuale ku dominon ngjyra e zezë dhe e kuqe, me një numër të limituar. Në butikët “Yamamay” ku do të prezantohet koleksioni i vjeshtës pritet të ketë shitje të menjëhershme, duke filluar nga fanset e deri tek femrat më të njohura të botës së spektaklit dhe kinemasë. Xhenifer do të jetë e ftuar nderi në një mbrëmje të organizuar në “Casina Valadier” dhe të gjithë të pranishmit do të përzgjidhen nga bota e sportit, kinemasë dhe polikikës. Xhenifer Lopez dizenjon linjën eskluzive të veshjeve intime dhe kostumeve të banjës për Yamamay-n që prej vitit 2007. Ndërkohë në muajin nëntor do të prezantohet koleksioni dimëror i yllit latino-amerikan dhe më pas nga zyra e shtypit të Yamamay-t thonë se Xhenifer Lopez do të prezantohet si stiliste me të drejta të plota. Disa ditë më parë artistja prezantoi linjën e saj të aksesorëve, të cilët u pritën me entuziazëm nga të gjithë.

31 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›