E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet pasuria e familjes Berisha dhe ministrave

SHKRUAN: Dardan Malaj 19-07-2011 11:40

Kabineti qeveritar “Berisha” duket se ka pasur një vit normal, sa i takon shpenzimeve dhe të ardhurave. Në formularët e deklarimit të pasurive për vitin 2010, kryeministri, familja e tij dhe ministrat e kabinetit qeverisës, kanë shënuar ndryshimet në raport me vitin paraardhës. Në deklaratën e kryeministrit bien në sy shtim llogarish bankare, dhe dietat për udhëtime jashtë vendit janë një kategori më vete, ndonëse jo ndonjë shumë e konsiderueshme. Në deklaratën e vajzës së tij, Argita Berisha, është shënuar një apartament 195 m2 në rrugën “Mustafa Matohiti”, që ka kushtuar 200.000 euro, por është paguar tërësisht me të ardhurat e bashkëshortit të saj. Djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka shënuar shtim llogarie rrjedhëse me 130,203 euro. Të ardhurat e tij neto, nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme janë 150,000 euro, ndërsa nga aktiviteti privat si person fizik dhe konsulencë juridike është 3,623,528 lekë.

Ministrat

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka marrë një overdraft të konsiderueshëm prej 145,000 eurosh dhe ka përdorur deri më tani 28,000 euro. Shuma është marrë për të paguar këstet e blerjes së apartamentit me sipërfaqe 200 m2 në rrugën “Dervish Hima”. Ky apartament u bë objekt polemikash dhe akuzash mes ministres dhe opozitës, e cila e akuzonte se nuk e kishte deklaruar. Sakaq, Bregu ka deklaruar se ka paguar 80,000 lekë nga totali prej 2,5 milionë lekë, për ndërtimin e një shtëpie druri në ishull Lezhë. Ministri i Teknologjisë së Inovacionit, Genc Pollo, ka shënuar blerjen e një apartamenti në fshatin turistik “Laguna Blu” në Kavajë, ndërsa burimi i saj është shitja e apartamentit te “Pishat e Buta” në Golem dhe një kredi bankare. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka deklaruar se ka shitur automjetin “Range Rover” të vitit 2005, me shumën 25,000 euro. Ish-zv.kryeministri Ilir Meta ka deklaruar se ka blerë shtëpinë ku banon aktualisht në zonën e ish-bllokut në Tiranë, për shumën 400,000 euro. Burimi është shënuar pakësim i 200,000 eurove nga gjendja CASH e mëparshme dhe 200,000 të tjera janë marrë kredi në bankë. Në formularin e pasurisë, Meta ka shënuar edhe këmbimin e një sipërfaqeje ndërtimore 300 m2, sipas kontratës me firmën “Agikons”, si përfituese e 35% të sipërfaqes që ndërtimit. Kjo pronë është këmbyer me një apartament banimi dy kate dhe sipërfaqe 317 m2 në fshatin turistik në gjirin e Lalzit në Durrës. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka shënuar blerje trualli dhe hapje themelesh për banesë në zonën e Kodrës së Priftit, ndërsa vajza e tij në Gjermani ka deklaruar blerjen e një apartamenti. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar se ka regjistruar në hipotekë një apartament në Qerret të Kavajës, që është deklaruar në vitin 2008. Sakaq, ai ka përfituar nga një kthim prone në Rakickë të Devollit, ish pronë e familjes. Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka shënuar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 106.6 m2, në rrugën “Fadil Rada” me vlerën 8,000,000 lekë.

Sali Berisha

Gjendje në llogari rrjedhëse 420.721 lekë

2007 USD

3910 Euro

Të ardhurat nga paga 2,233,186 lekë

Pensioni vjetor (L.Berisha) 285,672 lekë

Dieta dhe udhëtime 2,720 euro

160 USD

Argita Berisha

Ndryshim llogarish rrjedhëse + 7,935,899 lekë

+ 6,184 USD

-49,288 Euro

Apartament 195 m2 200,000 euro

Rroga vjetore në fakultet 1,137,294 lekë

Mësimdhënia në fak. Private 6,635,600 lekë

+ 10,251 euro

Dhënia me qira e një apart. 900 euro/ muaj X12 muaj

Dhënia me qira e një apart. 1,170 euro/ muaj X12 muaj

Shkëlzen Berisha

Shtuar llogari rrjedhëse 130,203 euro

Pakësuar llogari -3,600 lekë

Llogari në Suedi +23,802 SEK

Të ardhura nga aktiviteti privat 150,000 euro

Të ardhura nga akt. Person fizik 3,632,528 lekë

Shlyerje kontrate qiramarrje 12,000 euro

Paguar për blerje makinë në 2009 5,000 euro

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

Majlinda Bregu

Ndryshim llogarie rrjedhëse -280,831 lekë

-592 euo

+96 USD

Të ardhura nga qira ambient 2,250 euroX 12 muaj

Paga dhe dieta vjetore 1,385,133 lekë

Të ardhura paga bashkëshorti 50,000 euro

Overdraft në Intesa 145,000 euro, përdorur 28,000

Pronësi apartamenti 200m2 +verandë

Paguar 38,500 euro këstet e apartamentit të mësipërm

Paguar 80,000 lekë nga totali 2,5 milionë për shtëpi druri në Lezhë

Bashkëshorti pakësim depozitash -6,000 euro

1,331,773 lekë

Shtim depozitash 1,939 USD

Qiramarrje zyre Mediavizion nga DSHD 298 euro/muaj prill

Arben Imami

Të ardhurat nga paga 1,687,249 lekë

Nga akt. Prof. bashkëshortes 6,244 euro

Paga e bashkëshortes 1,044,000 lekë

Shlyerje kredie në masën 284,518 lekë

Bujar Nishani

Gjendje depozite 7,700 euro

Llogari page +35,000 lekë

Të ardhura nga pagat 2,930,506 lekë

Dhënie me qira dyqani 720,000 lekë/ vit

Dhënie me qira dyqani 4,000 euro

Shlyerje kredie 285,600 lekë

Pagesë shkollim vajzës 5,500 euro

Edmond Haxhinasto

Shtim likuiditet me burim pagën 500,000 lekë

Paga si ministër i MPJ 981,000 lekë

Paga neto si zv.kryeministër 426,000 lekë

Fatmir Mediu

Shtuar në gjendje llogari rrjedhëse 176,817 lekë

Gjendje CASH për vitin 2009 450,000 lekë

Të ardhurat nga paga, shpërblime 1,661,321 lekë

Dieta 3,547 euro dhe 740 USD

Të ardhura nga bashkëshortja 2,016,600 lekë

Të ardhura nga qiraja e banesës 10,800 euro

Pagesë këste kredie 284,526 lekë

Pagesë këste kredie 20,869 euro

Genc Pollo

Apartament në Qerret, Kavajë 130 m2 70,000 euro

Shtim llogarish në lekë me 406,430 lekë

Shtesë llogarie me 1,266 euro

Shtesë llogarie me 60 USD

Të ardhurat nga paga vjetore 1,681,981 lekë

Shlyerje këstesh kredie 37,031 euro

Genc Ruli

Interesa nga depozita 358,800 lekë

Tërhequr nga depozita 100,000 USD

Interesa nga depozita 4,318 USD

Interesa nga depozita 170 euro

Interesa bonosh thesari 270,400 lekë

Interesa të tërhequra 18,263 lekë

Shtesë llogari page 193,834 lekë

Llogari rrjedhëse e gruas 569,911 lekë

Interesa depozite 2,427 euro

Interesa depozite 540,030 lekë

Shitje e makinës Range Rover 25,000 euro

Të ardhura nga pagat dhe shpërblime 3,291,407 lekë

Shlyerje këste kredie 12,768 euro

Ilir Meta

Shtesë llogarie 135,318 lekë

Apartament banimi 200 m2 400,000 euro

Kredi bankare 200,000 euro

Pakësim gjendje CASH e mëparshme 200,000 euro

Të ardhura nga pagat 3,015,809 lekë

Shlyerje këste kredie 6,550 euro

Shtesë llogari page 295,782 lekë

Pakësim llogarie 1,350 euro

Apartament banimi 317 m2 në Gjirin e Lalzit.

Burimi: Këmbim me sipërfaqen ndërtimore 300 m2 të deklaruar më parë

Myqerem Tafaj

Pakësim likuiditetesh 4,458,310 lekë

Pakësim likuiditetesh 439,510 lekë

Pakësim likuiditetesh 2,575 euro

Shitje autoveturë 400,000 lekë

Blerje truall banimi (Kodra Prif.) 6,800,000 lekë

Ndërtimi i themeleve në truall 750,000 lekë

Të ardhurat nga pagat 2,992,986 lekë

Detyrim shlyerjeje 2,500 USD

Pakësim likuiditetesh 2,7100 euro

Blerje apartamenti në Sindelfingen Obere 95,000 euro

Të ardhura nga vajza në Gjermani 45,300 euro

Shlyerje nga kredi e apartamentit 230 euro

Nasip Naço

Depozitë nga paga dhe kursime 800,000 lekë

Depozitë kursimesh 300,000 lekë

Shtim depozite 500,000 lekë

Të ardhurat nga paga 2,841,400 lekë

Të ardhurat nga paga e gruas 500,000 lekë

Shlyerje këste kredie 276,000 lekë

Petrit Vasili

Të ardhurat nga paga, shpërblime 169,864 lekë

Të ardhura nga bordi i ISKSH 93,820 lekë

Ridvan Bode

Shtim llogari rrjedhëse 30,037 lekë

Pakësim depozite 440,000 lekë

Shtim depozite 101,250 lekë

Shtim depozite 101,250 lekë

Regjistrim në hipotekë i apart. në

Qerret i deklaruar më parë

Kthim prone, Rakicko, Devoll 2,000,000 lekë

Të ardhura interesash bankare 296,730 lekë

Pension familjar (E.Bode) 125,880 lekë

Të ardhurat nga paga (R.Bode) 1,685,062 lekë

Shlyerje këste kredie 126,000 lekë

Shlyerje këste kredie 4,146 euro

Sokol Olldashi

Shtim llogarie 16,681 euro

Gjendje llogari rrjedhëse 115,235 lekë

Shtuar gjendje CASH 5,450 euro

519,251 lekë

Tërhequr në llogari 2,600 euro

Tërhequr në llogari 519,251 lekë

Tërhequr në llogari 66,943 lekë

Të ardhura nga maturim depozite 60,750 lekë

Paga personale 1,771,980 lekë

1,260 euro

Të ardhura nga gruaja 1,183,308 lekë

14,040 euro

Pagesë këste kredie 308,652 lekë

Spiro Ksera

Blerje apartamenti 106.6 m2 8,000,000

Gjendje llogarie page 298,504 lekë

Të ardhura nga paga 2,153,230 lekë

Të ardhura nga paga e gruas 659,304 lekë

Depozitë e bashkëshortes 2,000,000 lekë

Pagesë këste kredie 14,890 lekë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›