E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuria e Edi Ramës dhe Lindës

SHKRUAN: Dardan Malaj 19-07-2011 11:45

Deklarata e pasurisë së liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka pësuar ndryshime për shkak të martesës së tij me Linda Bashën. Në formularin e depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, figurojnë të dhënat për të dy. Përveç ndryshimeve të vogla në disa llogari bankare, kryetari i Partisë Socialiste ka shënuar se ka në gjendje kursimesh CASH, shumën prej 500,700 lekësh, ndërsa të ardhurat e tij nga paga neto dhe shpërblimi i fundvitit janë në shumën 1,613,879 lekë. Rama ka deklaruar se ka paguar 210,000 lekë për shlyerjen e një kredie të marrë vite më parë. Bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka shënuar se zotëron një apartament me sipërfaqe banimi 146.15 m2 dhe verandë 68 m2 në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë. Linda thotë se 50 % të sipërfaqes e ka blerë më 22.12.2005, për 50,391 euro, ndërsa pjesën tjetër prej 50% e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari më 31.08.2009 për shumën 12,790,000 lekë. Linda shënon se ka në pronësi edhe një garazh me sipërfaqe 17m2 dhe se skema e blerjes ka qenë e njëjtë: fillimisht janë paguar 2,500 euro dhe në vitin 2009 janë paguar edhe 1,042,000 lekë. Gruaja e kreut të Partisë Socialiste thotë se ka një tokë arrë 2528 m2 në Surrel të Tiranës, të blerë në vitin 2005, për shumën 500,000 lekë ndërsa një tjetër tokë në të njëjtin vend, por 1955.5 m2, është blerë në vitin 2008 për 586,650 lekë. Linda thotë se ka në një llogari rrjedhëse gjendje 4,952 euro ndërsa në një depozitë njëvjeçare 19,500 euro. Gjendje në një tjetër llogari është 197,850 lekë. Dy depozita në (master card) kanë gjendje përkatësisht 153 dhe 50 euro. Një llogari rrjedhëse 2 emërore me vajzën Rea Xhillari është 165. Dy depozita në (master card) kanë gjendje përkatësisht 153 dhe 50 euro. Një llogari rrjedhëse 2 emërore me vajzën Rea Xhillari është 165.96 CHF. Linda ka shënuar një kontratë huaje pa interes, të realizuar në vitin 2009, në shumën 30,000 euro dhe një tjetër kontratë huaje po në vitin 2009 për 40,00 euro. Në formularin e saj të pasurisë thuhet se në një vit nga paga si pedagoge në UET, ajo ka marrë 3,423 euro; nga qendra për nxitjen e zhvillimit njerëzor, 540,000 lekë; nga paga në SOROS, 624,000 lekë. Nga ekspertiza në qendrën për nxitjen e zhvillimit njerëzor, Linda ka marrë 9,850 euro dhe 2,200 USD. Linda thotë se paguan në një vit shumën prej 8,000 CHF për shkollimin e vajzës, 50% e detyrimit total sipas vendimit të gjykatës për divorcin.

Edi Rama

Gjendje në llogari nga paga 221,421 lekë

Gjendje në llogari nga honorare 23,597 lekë

Gjendje në kartë krediti - 1,434 euro

Kursime CASH nga paga 500,700 lekë

Paga neto e shpërblimi fundviti 1,613,879 lekë

Shlyerje këste kredie 210,000 lekë

Linda Rama

Apartament 146.15 m2 dhe verandë 68 m2

(50% e blerë në 2005 me 50,391 euro/ 50% e blerë nga bashkëpronari në vitin 2009 për 12,790,000 lekë)

Garazh 17 m2

(50% e blerë në 2005 me 2,500 euro/ 50% e blerë nga bashkëpronari në vitin 2009 për 1,042,000 lekë)

Tokë arë 2528 m2, Surrel, Tiranë 500,000 lekë

Tokë arë, 1955.5 m2, Surrel, Tiranë 586,650 lekë

Gjendje në llogari rrjedhëse 4,952 euro

Depozitë një vjeçare 19,500 euro

Gjendje në llogari rrjedhëse 197,850 lekë

Gjendje në llogari rrjedhëse 153 euro

Gjendje në depozitë (master card) 50 euro

Gjendje në llogari 2 emërore me vajzën 165 CHF

Kontratë huaje pa interes më 13.10.2009 30,000 euro

Kontratë huaje pa interes më 28.10.2009 40,000 euro

Nga paga si pedagoge në UET 3,423 euro (neto)

Nga qendra për nxitjen e zhvillimit njerëzor 540,000 lekë

Nga paga në SOROS 624,000 lekë

Qendra për nxitjen e zhvillimit njerëzor (ekspertizë) 9,850 euro

2,200 USD

Dhënë me qira apartament “Pjetër Bogdani” 19,440 euro

Pagesë për shkollimin e vajzës (50% e detyrimit total) 8,000 CHF

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›