Zbardhet skandali i rinisë së Ted Kennedy

Zbardhet skandali i rinisë së Ted Kennedy. Pinjolli i familjes Kennedy, që ndërroi jetë më 25 gusht të 2009-s, në vitin 1961 ka “prenotuar” një bordello.
Gjithçka është zbardhur pas hapjes së dosjeve të FBI-së, të publikuara nga Judical Watch, ku sqarohet se Ted, në atë kohë 29 vjeç, gjatë një vizite në Kili ka prenotuar të gjithë klubin, që shërbente edhe si shtëpi publike për të gjithë natën.
Ngjarja është regjistruar një vit para se Ted të zgjidhej senator.