E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vendimi për zëvendësimin e fotografisë së presidentit me Ismail Qemalin

TIRANE - Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama në datën 15 shtator, u miratua një ndryshim në Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Sipas tij, në mjediset zyrtare fotografia e Presidentit të Republikës zëvëndësohet me atë të Ismail Qemalit.

Ky ndryshim ndodh në pikën 1.18, të kapitullit III, "Simbolet e Republikës”, të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, bashkëlidhur vendimit nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, janë ndryshuar, fjalët “ ... vendoset portreti i Presidentit të Republikës". Ku zëvendësohet me " ... vendoset portreti i themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali".

Miratimi i këtij vendimi është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 2, dhe 49, pika 1, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare".

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›