Zbardhet vendimi zgjedhjet lokale shtyjne regjistrimin e popullsise

Genc Pollo
Tirane 27 shkurt 2011 NOA- Ministri i Teknologjise dhe Inovacionit Genc Pollo nepermjet nje deklarate per mediat ka deklaruar zyrtarisht shtyrjen e regjistrimit te popullsise.
Ne deklarim e dhene nga zedhenesja e ministrit thuhej se ne fillim te kesaj jave do te mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave i cili do te vendose nese procesi i regjistrimit do te kryhet gjate muajit tetor ose nentor.
Nderkaq ky regjistrim sic ishte lajmeruar duhet te niste ne muajin prill.
Shtyrja e ketij procesi eshte argumentuar me faktin se ky proces perkonte ne nje kohe kur pushteti vendor eshte i angazhuar me zgjedhjet lokale.
Me tej sqarohet se behet fjale vetem per shtyrje te fillimit te regjistrimit dhe jo perjashtimin e deklarimit te kombesise dhe fese ceshtje keto te kontestuara masivisht keto javet e fundit.
Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare eshte bere objekt debati ditet e fundit sidomos pas deklaratave te konsullit grek ne Korce ku u bente thirrje qytetareve te regjistrohen si greke.
Por menjehere pas marrjes se ketij lajmi Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet PDIU reagoi duke thene se me kete vendim do te kete kohe per diskutimet e nevojshme ne publik dhe nga juristet.
Prej ditesh kjo PDIU ka ndermarre nje varg protestash kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare pasi sipas tyre eshte nje veprim antikushtetues.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeProteste para Parlamentit kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetareProteste para Kuvendit per regjistrimin etnik Maqedoni pritet te shtyhet regjistrimi i popullsise Lidhjebaza etnike fetare Ministri i Teknologjise dhe Inovacionit Genc Pollo regjistrimi i popullsise shtyrjen e regjistrimit te popullsise