Basha, kamera sigurie në Tiranë

Ndonëse është përfolur zyrtarisht nga mazhoraca si një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës, ministri i Brendshëm Lulzim Basha heziton të pranojë publikisht se do të jetë pjesë e garës për kryeqytetin. I pyetur nga Vizion Plus për kandidimin e tij, zoti Basha disa herë i është shmangur kësaj përgjigjeje. Megjithatë, ministri ka zgjedhur pikërisht kryeqytetin për të nisur një projekt të vendosjes së kamerave të sigurisë në gjithë territorin, duke zgjedhur dhe sloganin: ?Për një Tiranë të sigurt europiane?. Vendosja e kamerave të sigurisë pritet të sjellë një sere faktesh, në jetën e kryeqytetit. Po ndonëse një projekt i tillë është përmendur prej vitesh, sërish edhe në publikimin që i bëri ministri i Brendshëm, nuk ka një afat fillimi apo përfundimi. Ministri premtoi se një projekt i tillë do të shtrihet edhe në qytete të tjera të mëdha, si Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.
Shpërndaje