E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit para 10 vjetësh, kapet Gjergj Ara në Shkodër

Shkodër, 29 Gusht NOA Një vrasje e ndodhur plot dhjetë vjet më parë, është arritur të zbardhet vetëm ditët e fundit duke u mbyllur si dosje sot herët në mëngjes kur u ekzekutua fletë arresti për të dyshuarin e vetëm të ekzekutimit të një 20-vjeçari.

Policia e Shkodrës, ka konfirmuar prangosjen e 60-vjeçarit Gjergj Ara lindur në fshatin Palaj të Komunës Shosh dhe banues në Oblik të Komunës Ana e Malit në Shkodër.

Burime zyrtare policore nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, i thanë korrespondentit të agjencisë së lajmeve NOA se kapja e Arës erdhi si rezultat i një pune të mirë operative dhe proçeduriale për zbulimin e dokumentimin ligjor të ngjarjeve të vjetra të pazbuluara.

Bëhet fjalë për ekzekutimin më 26 qershor 1999, në fshatin Palaj të Komunës Shesh-Dukagjin Shkodër ku është vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Lek Malota.

Për këtë ngjarje, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër është bërë rifillimi i hetimeve pak javë më parë.

Në vijim të hetimit, është bërë e mundur nga policia, zbulimi dhe identifikimi i autorit të krimit dhe dje (e premte), është lëshuar Urdhër Ndalimi për autorin e dyshuar Gjergj Ara.

Policia tha se kapja e 60-vjeçarit u bë e mundur në fshatin Oblik të Komunes Ana e Malit Shkodër dhe tani ai përballet me akuzat për veprat penale të vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

/r.d/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›