Zbardhet vrasja e dyfishtë në Mitilini, arrestohet një grek
MITILINI - Policia e Mitilinit ka zbardhur vrasjen e dyfishtë që ndodhi para rreth 10 ditësh në Keramia Lesbos. Për këtë krim u arrestua një shtetas grek, i moshës 39 vjeç, ndërsa u gjet edhe arma që kishte përdorur.
Në posedim të autorit u gjetën 2 kg kanabis, dhe u konstatuan lidhje me dy viktimat që ishin dënuar në mënyrë të përsëritur për posedim dhe trafik droge, ndaj policia ka dalë në përfundimin se shkak i krimit ishte larja e hesapeve ndërmjet tyre.
Siç u bë e ditur, 39 vjeçari, mbrëmjen e 18 prillit, në një rrugë të shkretë rurale, qëlloi me revolver dhe vrau dy persona, një grek 30 vjeçar dhe një shqiptar 38 vjeç, që u identifikua si Feim Meta nga Kumani i Fierit, pas një zënke që kishte me ta. Në vazhdim i transportoi viktimat me makinën e tyre në Agio Ioanis të Keramias, i spërkati me lëndë ndezëse, iu vuri zjarrin dhe u largua. Makina, me dy trupat e djegur, u gjet dy ditë më vonë.
Në afërsi të vendngjarjes policia gjeti të fshehura: dy qese plastmasi që përmbanin 2.052 gramë kanabis, një pistoletë që ishte përdorur për të kryer vrasjen, një pistoletë 9 mm dhe 3 gëzhoja.
Autori e pranoi se kishte kryer vrasjen dhe u dërgua në prokurori.