Rasti "Kleçka", Limaj e 3 të akuzuarit e tjerë, të pafajshëm
PRISHTINË- Gjykata e qarkut Prishtinë ka marrë sot vendim për të shpallur të pafajshëm deputetin e PDK-së Fatmir Limaj bashkë me tre të akuzuarit e tjerë, ish-luftetare te UCK-së e shokë të tij.
Vendimi është marrë sot rreth orës 11:00, duke lënë të pafajshëm, Nexhmi Krasniqin, Fatmir Limajn, Naser Krasniqin dhe Naser Shalën.
Ata shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte të ngritura nga prokurori Mauricio Salustro.
Një vendim i tillë ishte i pritshëm pas rrëzimit të dëshmisë së dëshmitarit X, i cili u gjet i vetëvrarë në vitin 2011 në Gjermani. Të katërt dyshoheshin për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë.
Kohë më parë, trupi gjykues vendosi që gjashtë të akuzuarit për rastin “Kleçka” të shpallen të pafajshëm, ndërsa për Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij, u mor vendimi që shqyrtimi gjyqësor të vijojë.
Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore Prokurori Maurizio Salustro ka paralajmëruar se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Prishtinës.
(ma.ar/BalkanWeb)