E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja, u shit si vetevrasje

Bardhyl Bejko

Sarande- E shitur si nje vetevrasje ne dosjen hetimore te mbyllur qe prej vitit 1997, ekspertet kane zbuluar se behej fjale per nje ekzekutim te paster. Nje vit me pare policia e Sarandes, do te rihapte hetimet per vdekjen e Muharrem Halilit ne fshatin Gjashte, ndersa brenda pak muajve, jane zbuluar prova te mjaftueshme pas zhvarrimit te viktimes dhe keqyrjes prej eksperteve. Ankesat e here pas hershme te familjes se viktimes, kane bere qe pas zvarritjes 11 vjecare te zbulohet jo vetem fakti se behet fjale per nje ekzekutim, por edhe autori. Policia shpalli ne kerkim te dyshuarin Shefit Mihaj, bashkefshatar i Muharremit, ne kohen qe ndodhi krimi. Dosja i kaloi prokurorise dhe qe prej dites se djeshme ka mberritur ne gjykate dhe ka nje emer te gjyqtarit qe e ka marre ne dore ceshtjen.

Shorti ne ngarkim te te dyshuarit Shefit Mihaj, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes", i ka rene gjyqtares Ketra Barjami. Seanca e pare eshte zhvilluar per njohjen me dosjen, nderkohe qe eshte deklaruar gjykimi ne mungese i te pandehurit. Sipas hetimeve te kryera, ne vitin 1997 ne fshatin Gjashte, ka gjetur vdekjen Muharrem Halili, nga Tepelena, por banues ne kete zone. Fillimisht, duke u nisur vetem nga deponimet e bashkeshortes se viktimes, vepra eshte klasifikuar si vetevrasje e Muharrem Halilit, nga nje granate difensive.

Por 11 vjet pas hetimeve te kryera, zbulohet se ne momentin e ngjarjes, viktima ka qene duke u grindur me bashkefshatarin e tij te quajtur Shefit Mihaj. Shkak per grindjen mes tyre mesohet te jete bere nje pune e papaguar. Kjo ka bere qe policia, te rinise hetimet dhe ne muajin shtator te vitit 2008 eshte caktuar nje grup ekspertesh kriminale, nga Komisariati dhe nga Prokuroria e Sarandes, se bashku me mjeke te Mjekesise Ligjore. Ata kane bere zhvarrimin e Muharrem Halilit dhe gjate keqyrjes eshte zbuluar nje plage plumbi ne trup. Ka qene kembengulja e familjareve, qe vit pas viti kerkonin drejtesi dhe zbardhjen e ngjarjes qe kishte mbetur enigme.

"Gjate riekspertimit, gjetem plumbin pas zhvarrosjes"

Eksperti mjeko-ligjor, Elmaz Shaqiri, i pranishem ne zhvarrimin e kufomes, sqaron se pas ankesave te bera nga ana e familjareve te viktimes dhe deklaratave te tyre, se nuk ishte vetevrasje por nje ekzekutim, u krye edhe procesi i riekspertimit. Pas nje ekzaminimi te gjithanshem arritem te zbulojme nje plage ne trupin e tij. Plumbi kishte shpuar kraharorin dhe prej tij, eshte shkaktuar vdekja. Pas ekzaminimit shkencor, materialet iu kaluan prokurorise", thote Shaqiri per gazeten "KJ". Nga raporti i mbajtur mesohet se ne balten e varrit u arrit te gjehej nje plumb, qe pas dekompozimit te kufomes kishte rene aty. Vrasja sipas ekspertit eshte kryer me nje arme automatike tip "Kallashnikov" gjate vitit 1997 dhe vdekja ka ardhur pikerisht nga ky plumb dhe jo nga nje shperthim granate apo vetevrasje, sic eshte klasifikuar ne fillim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›