E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shtyp furgoni, e moshuara ne koma

Durres- Koha e keqe me shi dhe lageshtira ne rruge, kane ndihmuar qe ne afersi te Pallatit te Sportit te Durresit, te ndodhe nje aksident qe ka cuar ne koma nje plake 65-vjecare qe eshte identifikuar me emrin Refije. Viktima e ketij aksidenti ka qene duke kaluar ne udhekryqin prane segmentit rrugor, kur eshte perplasur nga nje mjet furgon, ne oret e mesdites se djeshme. Nga verifikimet e bera ka rezultuar se e moshuara ka marre plage te renda ne koke dhe ne shpatull. Pas ngjarjes policia ka ndaluar shoferin e mjetit tip "Ford" me targa DR 7161 C. Burime zyrtare thane se shoferi quhet Hajdar Gjoci, banues ne lagjen nr. 7 te Durresit, ndersa e aksidentuara mesohet se ishte me origjine nga Berati dhe banonte ne lagjen nr. 18, ne periferi te qytetit, por qe i dihet vetem emri. Policia nisi hetimet per identifikimin e te plagosures dhe shkaqet e ngjarjes, kurse shoferi eshte shprehur se 65-vjecarja i ka prere rrugen.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›