E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbarkojnë me 300 kg drogë në Itali, kapen në port dy shqiptarë

Kishin fshehur drogë në kamion dhe do e shisnin në Itali, por janë zbuluar nga policia dhe janë arrestuar.

Dy shqiptarët, udhëtonin me një kamion që transportonte kuti plastike, ndërsa policia italiane gjatë kontrollit të ushtruar në momentin që ata zbritën në port nga një anije greke, gjeti të fshehur 300 kilogramë marihuanë.

Fillimisht policia nuk arriti të zbulonte drogën, por nisur nga nervozizmi që shfaqën shqiptarët uniformat blu zhvilluan një kontroll më të imtësishëm në automjet.

Me ndihmesën edhe të qenve antidrogë, në pjesën e pasme të kamionit ndodhej një objekt metalik brenda së cilit ishin fshehur 280 pako marihuanë, e cila do të shitej në tregun italian dhe vlera arrinte rreth 3 milionë euro.

Policia sekuestroi drogën dhe prangosi dy shqiptarët, të cilët akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›