Monumentin e punoi serbi

Punimin e monumentit kushtuar çlirimtarëve shqiptarë e ka bërë një serb.
Bëhet fjalë për Sasha Iliqin, një serb i cili tani po e shfaq drojën se do të mund të shpallet tradhtar nga bashkëkombësit e tij, pavarësisht se ka kryer punë prej profesionisti, raporton KlanKosova.
Ndërkohë, përfaqësuesit e qeverisë lokale në Preshevë kanë propozuar që lapidari i UÇPMB-së të zhvendoset për 50 metra nga vendi ku është aktualisht, në oborrin e Xhamisë./Indeksonline/