Zbarkojnë në Tiranë 30 muxhahedinë të tjerë

Marreveshja mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes sjell ne Tirane edhe grupin e dyte te muxhahedineve iraniane. Pas kontingjentit prej 14 anetaresh qe u vendosen ne fillim te muajit maj ne kryeqytet, ne Qendren e Azil-Kerkuesve, diten e djeshme zbarkuan ne aeroportin e Rinasit “Nene Tereza” edhe grupi i dyte me 30 persona.
Mberritja u krye mesnaten e se premtes dhe sipas njoftimit zyrtar, te gjithe personat vinin nga kampi “Ashraf” i Irakut. Ministria e Brendshme konfirmoi dje lajmin dhe beri me dije se ardhja e muxhahedineve eshte vijim i zbatimit te marreveshjes per strehimin ne Shqiperi te 210 muxhahedineve, e cila eshte nje pergjigje e qeverise shqiptare ndaj kerkeses se qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne aeroport grupi eshte pritur nga autoritetet me masa te larta sigurie dhe me tej eshte percjelle per ne qendren e azilkerkuesve, ku do njihen me praktikat e jetes dhe sistemimit.
“Qeveria shqiptare, nepermjet Ministrise se Brendshme, ka marre te gjitha masat per akomodimin dhe qendrimin e sigurt te ketyre personave ne Qendren e Pritjes se Azilkerkuesve ne Shqiperi”,- thuhet ne njoftim, transmeton port alb. Vete ministri Flamur Noka, ne takimin qe pati me grupin e pare te muxhahedineve, u ofroi jo vetem strehim dhe sistemim, por edhe siguri maksimale. Nderkohe, grupi i pare i ardhur me date 6 maj, mesohet se po pershtatet dhe kane filluar tashme kurset per mesimin e gjuhes shqipe.
“Ardhja e grupit te dyte konfirmon zbatimin e ketij programi per strehimin e ketyre personave, te cilet gezojne statusin e refugjatit. Ata vijne ne Shqiperi nepermjet UNHCR, ne pergjigje te kerkeses se qeverise se SHBA, e cila ka ne mbikeqyrje kampin “Ashraf” ne Irak”, beri me dije MB. Ne baze te marreveshjes se arritur, do te vijoje mberritja e refugjateve te tjere ne ditet e ardhshme, pjese e grupit prej 210 personave. Qeveria ka marre persiper sigurimin e nje qendrimi afatgjate te tyre ne vendin tone, trajtimin sipas te gjitha standardeve te parashikuara nga e drejta nderkombetare dhe Konventat e njohura nga Republika e Shqiperise./Indeksonline/