E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirstie dëshiron të vallëzoj në “Dancing…”

Kirstie Alley dëshiron që të del në skenë të vallëzimit.

Një burim ka thënë se aktorja e filmit “Cheers” dëshiron që të humbet edhe pak kilogram pasi është në përgatitje të emisionit të saj “Big Life” dhe për këtë ka dëshirë që të vallëzoj në emisionin tjetër “Dancing with the Stars”.

“Kirstie dëshiron që të humbet peshë dhe të këtë shëndet më të mirë përderisa po planifikon që të jetë valltare në emisionin ‘Dancin with the Stars’”, ka thënë një burim për tabloidin amerikan “National Enquirer”.

“Ajo gjithmonë ka qenë një adhuruese e këtij emisioni, dhe për vite të tërë ka dashur që të humbet peshë përderisa dëshiron që të jetë edhe njëra prej garuesve në të”.

Kirstie – e cila kishte rreth 120 kilogram vitin e kaluar – shpreson që të humbet deri në 40 kilogram, ka thënë burimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›