E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i marrëveshjes, Thaçi e Daçiç ritakohohen sot në Bruksel

thaci-dacicBruksel- Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç sot në Bruksel do të bisedojnë, në një darkë pune te Catherine Ashton, për përparimin në zbatimin e Marrëveshjes së Bruksslit, njofton zëdhënësja e përfaqësueses së BE Maja Kocijançiç.

“Ata do të flasin reth planit të zbatimit që është miratuar para disa javësh”, ka thënë Koçijançiç dhe ka shtuar se “ky është rast që të bëhet vlerësimi i përparimit të deritashëm në zbatimin e Marrëveshjes që nga prilli”.

Medie serbe, duke thënë se citojnë Maja Kocijançiçin, përgënjeshtrojnë lajmet e mëhershme se pas takimit do të nënshkruhet ndonjë dokument i ri, raporton Koha Ditore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›