PS-ja sot miting përmbyllës në Tiranë, policia masa për ruajtjen e rendit
Tiranë- Sot në mbrëmje Partia Socialiste do të zhvillojë mitingun përmbyllës në Tiranë, ndërsa janë angazhuar edhe forcat e policië për ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë, prej orës 16:00-21:00 do të bllokohen disa akse si dhe do të ndalohen parkimet në këto rrugë: Kryqëzimi i rrugës Ismail Qemali deri në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit Nënë Tereza; Nga rruga Frederik Shirokadrejt sheshit Nënë Tereza
Më tej thuhet se policia do të marrë të gjithë masat e nevojshme në mënyrë që mitingu të zhvillohet sipas të gjitha kushteve të sigurisë.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë Partia Socialiste vendosi që mitingun përfundimtar të së premtes ta mbajë në Vlorë dhe në Shkodër, dhe për këtë arsye mitingu i Tiranës u vendos të zhvillohej ditën e sotme.