E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i marrëveshjes, jetik për të dy vendet

Kryeministri Hashim Thaçi ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë zyrtare gjatë së cilës u takua dje me nën-presidentin Jo Biden.

Nën presidenti amerikan shprehu mbështetjen e tij për marrëveshjen Kosovë Serbi për veriun e Kosovës dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes sa më shpejtë dhe në mënyrë të plotë.

Pas takimit kryeministri Thaçi i tha Zërit të Amerikës se zbatimi i marrëveshjes është jetik për të dyja vendet dhe integrimet e tyre evropiane./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›