E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i paktit, kryeministrat Thaçi-Daçiç ritakohen sërish sot në Bruksel

thaci-dacicBruksel- Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç do të takohen swrish sot nw Bruksel nw një raundin të ri bisedimesh të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Siç raporton Koha Ditore, zbatimi i marrëveshjeve së deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë në komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, pritet që të dominojnë axhendën e këtij takimit.

Edhe tema e zgjedhjeve do të trajtohet në takimin e 24 korrikut në Bruksel. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç gjatë një dekjlartae para mediave në Beograd. Përveç çështjeve kryekëput politike, kryeministrat Thaçi e Daçiq pritet të diskutojnë sërish edhe çështjen e telekomit dhe energjisë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova, për faktin që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, mund të marrë kodin e vet ndërkombëtar +383 nga një vend evropian i cili do të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ITU, dhe më pas do tia falte këtë kod Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›