E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysma e Maqedonisë, jugu i Shqipërisë e Bullgarisë janë toka greke

hartaaaaMaqedoni- Portalet maqedonase kanë zbardhur një hartë të partisë ultranacionaliste greke Agimi i Artë, në të cilën Republika e Maqedonisë shihet e ndarë dhe e copëtuar në disa shtete.

Sipas portalit Zhurnal, Agimi i Artë ka publikuar një hartë në të cilën shihen territore të marra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.

Në pjesën e Maqedonisë shihet se gjysma e teritorit duhet ti takojë Greqisë, pasi konsiderohet se është tokë e okupuar nga Republika e Vardarit që nënkupton një pjesë të shtetit aktual të Republikës së Maqedonisë, shkruan portali.

Siç shihet në hartë, grekët kërkojnë tokë deri në afërsi të Kërçovës, pa përfshirë qytetet tjera si Dibra, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova, por në hartë sipas Agimit të artë toka të Greqisë duhet të jenë Struga, Ohri, Manastiri, Prilepi, Strumica dhe Shtipi, raporton Zhurnal.

Sipas Zhurnal, Agimi i Artë pretendon se jugu i Shqipërisë është tokë greke e okupuar nga Shqipëria dhe se deri aty duhet të shtrihet Greqia.

Ndërkaq sa i përket Bullgarisë, në hartë shkruan se Greqisë duhet ti takojë toka e quajtur Rumelia lindore e cila është okupuar nga Bullgaria. Kjo hartë është nxjerrë edhe në një miting të kësaj partie të mbajtur ditëve të fundit nëpër rrugët e Athinës dhe Selanikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›