E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë- Tenton të vrasë gruan në sy të fëmijëve të mitur, pranga 35-vjeçarit

policia-sarandeKavajë- Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në qytetin e Kavajës ku burri ka tentuar të vrasëbashkëshorten në sy të tre fëmijëve të mitur.

Siç bëjnë me dije autoritetet policore, ngjarja është shënuar në fshatin Luz i Madh të Kavajës, kur 35-vjeçari Artan Xhani ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij Rushie Xhani në sytë e tre fëmijëve nga 2 deri në 7 vjeç.

Ndërsa fqinjët që kanë dëgjuar tëgjithë sherrin e familjes Xhani, kanë lajmëruar forcat e policisë të cilat bënë arrestimin e shtetasit Artan Xhani dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, që 35-vjeçari e kishte të fshehur në banesë.
Sipas bluve të Kavajës, nga kjo familje ka patur disa herë denoncime për raste të dhunës, teksa policia ka lëshuar dy herë urdhër mbrojtje për 25-vjeçaren Rushie Xhani.

Mësohet se shkak për grindjet e vazhdueshme bëhen problemet e shumta ekonomike që kjo familje ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›