Kolegji pret të zbardhë vendimin për Tiranën, PS pregatit ankimimin
TIRANË- Partia Socialiste pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili parashikon pushimin e cështjes së kërkesës ankimore të parë të PS, pasditen e sotme do të bëjë një tjetër ankimim të ri në Kolegj.
Partia Socialiste do të dorëzojë ankimimin e saj pranë Kolegjit Zgjedhor në orën 16:00. Ankimimi mësohet se do të dorëzohet nga juristët e Partisë Socialiste dhe bashkë me ta do të jetë dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri.
Partija Socialiste do të dërgojë në Kolegj për apelim dy ankesat që rrëzoi Kolegji Zgjedhor pak ditë më parë, për tabelën përmbledhëse të njësisë nr.49 dhe atë për tabelën e rezultatit për Bashkinë e Tiranës.
Kolegji Zgjedhor pritet të zbardhë sot vendimin e datës 3 qershor për pushimin e çështjes, që kishte si objekt kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte KQZ-në për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
(e.m/BalkanWeb)