E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI arreston kosovarin për veprimtari terroriste

SHBA- Zyrtarët amerikanë kanë vënë në pranga një 25-vjecar shqiptar nga Kosova i akuzuar për përpjekje për përdorimi arme të shkatërrimit në masë.

Sami Osmakac nga Kosova, por me nënshtetësi amerikane sipas FBI do pëdorte mjete shpërthyese dhe arme zjarri për të sulmuar bizneset dhe objekte të tjera në shtetin Florida.

Hetimet ndaj kishin nisur muaj më parë. Zyrtarët pohojnë se 25-vjeçari u takua me një agjent të fshehtë të FBI-së nga i cili u mundua të blejë armë të ndryshme, përfshi një AK-47 si dhe një bombë që vihet në makinë dhe një rrip me eksplozivë të ndërtuar për të vrarë një numër të madh njerëzish.

Autoritet thonë se ai i kishte thënë agjentit se, “Ne të gjithë do të vdesim, ndaj pse të mos vdesim sipas mënyrës islamike ?”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›