E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbulime të reja arkeologjike në Suharekë

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Në kalanë e Kastërcit, në Suharekë të Kosovës, po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane.

Lajmin e dha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, i cili shtoi se, gërmimet po kryhen nën drejtimin e arkeologut Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Fragmentet e qeramikës, copat e xhamit, afresket si dhe tjegullat me mbishkrim, dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre.

Krahas gërmimeve, në kompleksin e objekteve po zhvillohen edhe punime konservuese e restauruese, për të ruajtur këtë trashëgimi të rrallë dhe për ta kthyer në vlerë për turizmin kulturor. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›