E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë – Basha pret ambasadorin turk: Bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunitetet

PRISHTINË, 9 shtator /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, tha sot se garanton angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke punuar fort për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve.

Këtë qendrim, kryetari i Kvuendit të Kosovë, Dimal Basha e theksoi gjatë një takimi në Prishtinë me  Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe zëvendësambasadoren, Şeyda Çimeli Aydın.

Gjatë zhvillimit të takimit, kryetari Basha e njoftoi Ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht për konstituimin e tij.

Kryetari Basha e theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen në përputhje me standardet më të larta që ofron legjislacioni ynë.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati.

/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›