E Diel, 1 Nëntor 2026

Këtë vit privatizohen 440 asete shtetërore me vlerë 5.6 miliardë lekë

20/01/2012  Ndërprerjet e shpeshta të energjisë, METE: Shkak, ngarkesa në rrjet

Ndërprerjet e energjisë në shumë zona të vendit kanë një emërues të përbashkët atë të ngarkesës në rrjet. Ky ka qenë komenti i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, gjatë analizës së punës për vitin që lamë pas. Në këtë periudhë po konsumohen rreth 25 milionë kilovatorë në ditë. “Nuk janë kufizime po janë defekte teknike, pasi mund të them që qeveria i ka marr të gjitha masat, edhe pse ka qenë një periudhë thatësire për të importuar energji elektrike nga jashtë, edhe pse me një kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Ne kemi deklaruar dhe kemi mbajtur premtimin se do të ketë energji elektrike 24 orë, pavarësisht se ka një kosto të madhe dhe për buxhetin e shtetit. Të mos ngatërrojmë defektet teknike nga pjesa tjetër e furnizimit që bëhet”, - tha Nasip Naço. Sipas tij, veç privatizimit të 4 HEC-eve do të mundësohet edhe ndërtimi i dhjetëra të tjerëve, ndërsa do të privatizohen rreth 440 asete shtetërore me një vlerë totale prej 5.6 miliardë lekësh. Dosjet kanë mbërritur në Minsitrinë e Financave. Tenderi, i cili do të jetë i përmasave ndërkombëtare, pritet të hapet në mars. Parashikohet që këto të ardhura të jenë një kontribut i madh në zbutjen e defiçitit buxhetor dhe uljen e borxhit publik. “Vetëm tremujorin e fundit kanë filluar nga puna 4 hidrocentrale dhe kapaciteti i tyre është rreth 20 mega. Është një nga prioritet e kësaj ministrie dhe është puna më e mirë që është bërë në vite në këtë ministri”, - tha Naço. Ndërkaq, nis edhe zbatimi i projektit Trans Adriatic Pipeline prej të cilit Shqipëria përfiton rreth 1 miliard dollarë. Ministri Naço, tha se, gjatë këtij viti do të vazhdojnë reformat ekonomike për të rritur investimet dhe për të mbrojtur interesat e konsumatorëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›